Kjo seancë parlamentare duhet t’ju dedikohet rojtarëve të së vërtetës, gazetarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kjo seancë parlamentare duhet t’ju dedikohet rojtarëve të së vërtetës, gazetarëve

15:40 | 31/05/2018
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga Albana Vokshi
Të nderuar kolegë,

Ju që jeni të lirë, e ju që gojën keni mbyllur, e duart I mbani lidhur në prangat e Kryeministrit, demokracia në Shqipëri është në rrezik!

Sot, në Shqipëri gazetarët dhunohen!

Sot, në Shqipëri media nuk është e lirë!

Sot, në këtë sallë, nuk mund të flitet për asgjë tjetër, veçse për dhunën e urdhëruar, targetuat ndaj kryeredaktorit të gazetës së parë e më të madhe opozitare, z. Bledi Kasmi.

Sot, kjo seancë plenare duhet t’ju dedikohet rojtarëve të së vërtetës, gazetarëve dhe punonjësve të medias, të cilët çdo ditë shantazhohen, intimidohen dhe dhunohen, si të ishin në Republikën Mafioze të Don Edvin Ramës.

Gazetarët që i zbuluan korrupsionin shtetëror dhe lidhjet e tij me krimin e organizuar, janë vënë në shënjestër dhe përballë kësaj ushtrie të së vërtetës Rama ka lëshuar kriminelë e zyrtarë servilë e të korruptuar për të kryer vepra kriminale mbi ta.

Mosdistancimi nga dhuna i Kryemininstrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Xhafaj vërtetojnë që ishin ata urdhëruesit e sulmit. Por edhe më absurde është heshtja e deputetëve të mazhorancës, edhe të atyre që janë në komisionin për çështje të medias…

Refuzimi për të firmosur deklaratën e propozuar nga deputetët e opozitës në Komisionin për median për të dënuar dhunën policore ndaj gazetarit Blendi Kasmi tregon se sa e lirë është Shqipëria… Deputetët e opozitës në Komisionin Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik dënojnë dhunën policore ndaj Bledi Kasmit, kryeredaktorit të  “RilindjesDemokratike”.

Kryeredaktori Kasmi u godit qëllimisht me shkop hekuri në kokë, me një sulm të urdhëruar, të targetuar, ku mori edhe plagë të thellë në kokë. Fatmirësisht, pas ndihmës së parë mjekësore dhe më pas ndërhyrjes së specializuar në Spitalin e Traumës, me dhjetë qepje në kokë, Kasmi i shpëtoi rrezikut për jetën dhe gjymtimeve. Kjo ngjarje e rëndë u tentua të manipulohej me skema që edhe policia  sekrete e Enver Hoxhës do ja kishte zili. Me urdhër të Ramës, Drejtori i Policisë tentoi të shantazhonte mjekët për të ndryshuar raportin mjekësor. Ndërkohë, po nga zyra e Kryeministrit mediat pranë tij urdhëroheshintë sulmonin kolegun e tyre të përgjakur, me komente jashtë çdo etike profesionale dhe ndjenje humanizmi. Por, kur njeriun frika e merr peng, mendon se të gjithë futen në bunker si ai vetë. Kjo është arsyeja që kryeministri ynë, frikacak sulmon gjthkënd, ndër ata që kanë, veç një armë, TË VËRTETËN!!!

Kundërshtarët e tij më të mëdhenj, janë ata që i japin zë të vertetës, mes tyre edhe gazetarët.

Një pjesë tenton t’i lajkatojë, të tjerët t’í blejë. E ata që nuk blen dot, i kërcënon e i shantazhon, i fyen, i quan “kazan” dhe kur ata nuk binden, i dhunon si në rastin e Bledi Kasmit, kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike, me një karrierë çerekshekullore në gazetari, një gazetar i talentuar dhe një rojtar i së vërtetës!

Ne, deputetët e komisionit parlamentar përgjegjës për çështjet e mediave në vëmendje të këtij rasti të rëndë dhe duke vlerësuar rëndësinë e medias së lirë dhe të pavaruar, kërkojmë:

  1. Thirrjen me urgjencë të një seance dëgjimore me kryeredaktorin e Gazetës “RilindjaDemokratike”, Bledi Kasmi, ditën e hënë në 4 qershor 2018
  2. Zbardhjen me përparësitë kësaj ngjarje të rëndë për Lirinë e Shtypit dhe sigurinë e jetës së gazetarëve
  3. I bëjmë thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj të dënojnë dhunën policore ndaj kryeredaktorit të gazetës opozitare, Bledi Kasmi dhe të distancohen nga çdo akt dhune, shantazhi dhe intimidimi që iu bëhen gazetarëve dhe punonjësve të medias

Të nderuar kolegë deputetë,

Në një vend që është në pritje të një vendimi për hapjen e negociatave, dhuna ndaj gazetarëve, ndaj mediave, është e papranueshme. Johannes Hahn, në konferencën  zhvilluar në Tiranë: “BE – Ballkani Perëndimor, Ditët e Medias” në 10 nëntor 2017 deklaroi: “Liria e shprehjes është një nga elementët kyҫ të procesit tonë të integrimit, të hapjes së negociatave për pranimin e vendeve kandidate në BE.

Të nderuar qytetarë,

Frika e këtij njeriu e shtyn që të mundohet të zhbëjë të tjerët, t’i dhunojë, mundësisht t’i zhdukë, ose të përhapë terror me arrestime e dhunë policore.

Mirë i ka bërë llogaritë, por ka vetëm një gabim të vogël në llogaritje. Jo të gjithë kanë frikë dhe mes gazetarëve ka plot të tillë. Nuk ua mbyll dot gojën me dhunë as Bledit, as të tjerëve.

Përshëndesim deklaratën e “Reporterëve pa Kufij” dhe Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë, të cilët dënuan dhunën dhe u solidarizuan me gazetarin BlediKasmi. Kërkojmë që këtij solidarizimi t’i bashkohen edhe Institucionet Europiane dhe Organizatat Ndërkombëtare që mbrojnë Lirinë e Shtypit dhe të drejtat e gazetarëve.

Në cilësinë e deputetëve anëtarë të Komisionit Parlamentar që mbulojnë fushën  e medias do të kërkojmë që Shqipëria, si vend anëtar në OKB të mbështesë nismën e “Reporterëve pa Kufij” për të emëruar një përfaqësues të posaçëm në Kombet e Bashkuara për sigurinë e gazetarëve.

Etiketa: Albana Vokshibledi kasmigazetar

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Maturantët serbë provokojnë duke i kënduar Kosovës në mes të mijëra shqiptarëve (Film)

Maturantët serbë provokojnë duke i kënduar Kosovës në mes të mijëra shqiptarëve (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com