Dy minatorë janë plagosur sot në minierën e Buqizës. Një masiv shkëmbor u ka rënë M.Gj. dhe S. Z, ndërsa ishin duke punuar në galeri.
Dy minatorëve u kanë ardhur në ndihmë punëtorët e tjerë duke i dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës për mjekim, por duke qenë se gjendja u rëndua, ata janë transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranës.