Minorenë, të moshuar dhe qytetarë të moshave të ndryshme kanë qenë të pranishëm në protestën e opozitës e cila kulmoi te Ministria e Brendshme.
Gjatë kohës që ka pasur momente të shumta tensioni mes protestuesve dhe policisë tek kjo ministri Basha ishte në Sheshin Skënderbej.
Ai u bëri thirrje disa herë të ulnin tensionet duke i ftuar në shesh por ata nuk janë bindur. Basha erdhi më pas tek ministria dhe iu bashkua turmës duke i bindur që së bashku me të të vijonin marshimin në drejtim të Paralmentit. Ndërsa ende është e paqartë se cili do të jetë hapi i radhës së protestuesve.