Saimir Tahiri apeloi vendimin e dhënë 10 ditë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë, me masë sigurie “arrest shtëpie”.
Avokati i tij Maks Haxhia ka dorëzuar sot kërkesën në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij: heqjen e masës “arrest shtëpiak”.
Seanca për Tahirin, mbi të cilin rëndojnë dy akuza, “trafik droge” dhe “korrupsion pasiv”, do të mbahet të hënën e 28 majit.