Parashikimi nëse do të hapen negociatat? Me kok’a pil! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parashikimi nëse do të hapen negociatat? Me kok’a pil!

15:33 | 28/05/2018
në Opinion
0

Nga Artan Fuga

Ka disa javë që media të interesuar përcjellin si propagandë një shqetësim që duket si një suspens romani me policë. A do të hapen negociatat që Shqipëria t’i marrë statusin e anëtarit të BE apo jo. Është një agjendë që i vendoset opinionit publik dhe ka një justifikim. Jemi para një vendimi të rëndësishëm.

Por, nuk ka nevojë as për suspense dhe as për të krijuar një situatë pritjeje, a thua veprimet kolektive dhe institucionale nuk janë të lexueshme dhe të parashikueshme deri në një farë shkalle shumë të spikatur.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nuk ka nevojë as për të hedhur monedhën metalike “kok’apil”. Mund të ndërmerrej një studium i thjeshtë, jo më shumë sesa dy javë kohë duhej për të. Të mateshin parametrat dhe të jepej parashikimi si mundësi më e madhe: Jo me Kok apo Pil.

1. Duhej bërë një studim përmbajtjeje në mediat më të rëndësishme perëndimore dhe europiane sidomos në shtypin e shkruar politik. Edhe me studentë të gazetarisë mund ta bëhej fare mirë pale me studentët e masterit në shkenca të komunikimit masiv në Universitetin e Tiranës. Mjafton të mblidhnin asociacionet e fjalës Shqipëri, me ato integrim, Bashkim europian, etj., për t’a parë probabilitetin e ngjarjes historike.

2. Mjafton një analizë e shpejtë e skenave politike në vendet kryesore europiane dhe e diskursit të partive parlamentare që përbëjnë shumicën vendim-marrëse në to dhe gjendja do të ishte e tillë saqë do të kishim një tablo fare të qartë të situatës.

3. Të gjitha këto të kryqëzoheshin me rezultatet e sondazheve të mëdha në Europë për fatet e zgjerimit të BE, për të parë sesi janë prirjet e opinionit publik europian për zgjerimin në përgjithësi dhe zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor në veçanti.

4. Mjafton të gjitha këto t’i kryqëzojmë me analizën e ngjarjeve dhe evolucioneve politike dhe juridike në Shqipëri, si edhe për të analizuar gjykimet dhe raportet europiane për to, për t’a plotësuar kuadrin.

Pse bëjmë sikur jemi para një suspensi të paparashikueshëm? Me një përqindje të lartë probabiliteti gjithçka mund të parashikohet. Por, politika duhet ta ndjejë nevojën e parashikimit shkencor. A kemi institute kërkimesh strategjike për politikën e brendshme dhe të jashtme? Akademia e Shkencave as u afrohet këtyre problemeve sepse është e atrofizuar krejt.

Ministria e jashtme nuk ka qendra studimore strategjike. Kuvendi vazhdon që për ligjet dhe prirjet e reja për të cilat bartësit e sovranitetit do të duhet të vendosin nuk e vendos ujin në zjarr për t’u paraprirë me studime.

Kush e di në Ministrinë e arsimit sesa doktorantë të rinj janë të gatshëm për të ndërmarrë studime të tilla? Ambasadat tona jashtë shtetit me siguri që dërgojnë raporte, por një dreq e di nëse ato raporte kanë një përqasje shkencore apo jo.

Kurse mediat as bëhet fjalë të kenë reporterë të përhershëm së paku në kryeqytetet e mëdha europiane për të dhënë një mendim pas zhbirilimit të personaliteteve vendase. Ata duhej të ishin bombarduar me intervista nga reporterë shqiptarë këto kohë.

Lëre ata, por as ambasadorët e huaj në Tiranë nuk vendosen para pyetjeve të tilla. Vëmendjen e ka marrë Babalja. Pastaj ajo që do të ndodhi mund të parashikohej deri me një përqindje shumë të lartë probabliteti, dhe jo duke na vendosur në situatën kok’apil.

Etiketa: Artan FugaBEkok'a pilnegociata

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Veliaj në Napoli: Tirana me administratën e re, i ngjan shumë Napolit

Veliaj në Napoli: Tirana me administratën e re, i ngjan shumë Napolit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com