Emri i Maqedonisë? Kryengritja e Ilindenit ishte me karakter bullgar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emri i Maqedonisë? Kryengritja e Ilindenit ishte me karakter bullgar

19:50 | 20/05/2018
në Uncategorized
0

Masa e gjerë e popullsisë shqiptare që jetonin në fshatrat e Kosturit dhe Follorinës nuk e mbështetën këtë kryengritje, sepse ajo nuk kishte karakter për çlirim e popujve që jetonin në Maqedoninë Gjeografike, por qëllimi ishte kontrollimi i Maqedonisë nga forcat bullgare.

Nga Arben Llalla

Kryengritja e Ilindenit nisi më 2 gusht 1903, të djelën në mbrëmje. Kjo datë lidhet me ditën e Shën Ilias (Elias) të Kalendarit Gregorian që praktikohej në atë periudhë nga besimtarët ortodoksë të kishës së pavarur bullgare “Exartia”. (Në të vërtetë data e fillimit të kryengritjes është 20 korriku me kalendarin e vjetër, por kjo datë përshtatet me datën 2 gusht të kalendarit të ri).

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Kryengritja filloi pasi bullgarët nuk bindën Fuqitë e Mëdha për zgjerimin e kufijve të shtetit të tyre, si dhe organizatat e ndryshme bullgare nuk mundën të bindnin popullsinë sllave në Maqedoninë Gjeografike për kryengritje të madhe për t’u bashkuar me Bullgarinë. Që nga viti 1880 e deri 1905 misionarë të ndryshëm grekë, serbë dhe bullgarë bridhnin nëpër fshatrat e Maqedonisë për të regjistruar banorët, përkatësitë e tyre fetare dhe kombësinë, si dhe përshkrimin e rrugëve nga fshati në fshat dhe qytetet.

Në vitin 1878, Rusia pushtoi Turqinë dhe ndaloi në dyert e Stambollit. Traktati i Shën Stefanit u bë në mes të dy ndërluftuesve dhe me të cilin mjeshtërisht Rusia për të mirën e interesin e vet krijoi një shtet të madh bullgar që nga ana jugore do të shtrihej deri në detin Egje duke përfshirë portin e Selanikut. Kjo shkaktoi mbledhjen e shpejtë të fuqive europiane, të cilat bënë Traktatin e Berlinit. Ky traktat ndaloi formimin e shtetit bullgar të projektuar nga Rusia dhe vuri në heshtje kërkesat e saj për të pasur një port në detin Mesdhe. Vendimet në Kongresin e Berlinit për të lënë Maqedoninë brenda kufijve të Perandorisë Osmane u kthyen shpejt në zonën e kontestit mes Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë. Lufta e pamëshirshme, e qasjeve propagandistike nxiti më shumë dhunën dhe pamundësinë e fuqive të mëdha për të siguruar një zgjidhje të kënaqshme, përfundimtare për territorin e Maqedonisë, ndryshe nga shumica e territoreve të diskutueshme.

Çeta bullgare e Luka Ivanov

Bullgarët, duke parë që nuk mund ta gllabëronin direkt Maqedoninë, i dhanë përparësi tendencës së shkëputjes dhe të autonomisë në mjedisin maqedonas dhe veçanërisht në fshatrat sllavofonë. Të njëjtën gjë bënë edhe serbët nga ana e tyre, me shpresë se duke u bërë autonome Maqedonia dhe duke u caktuar si gjuhë zotëruese, idioma e saj, ai shtet autonom apo i pavarur që do të krijohej, shpejtë a vonë do të ishte nën ndikimin, madje nën zotërimin e tyre. Sipas tyre, e rëndësishme ishte të mos i bashkohej Greqisë, sepse në këtë rast nuk do kishte asnjë shpresë për ndonjë dalje në Egje dhe në Mesdhe

Tendencat e dy qeverive, bullgare dhe serbe, u përplasën mbi terrenin perëndim-verilindje të asaj që ata e quanin Maqedoni, domethënë në krahinat lindore dhe verilindore të Shqipërisë. Pra, fronti i një lufte gjithnjë e më të ashpër sapo kishte filluar të shoqëruar me propagandë, literaturë dhe etnografinë e Maqedonisë.

Kështu, grupet e organizatave bullgare për të rritur ndërgjegjen e Fuqive të Mëdha për t’ju bashkangjitur Maqedoninë Bullgarisë themeluan milicinë dhe forcat paramilitare, të cilat nisën kryengritje që do të quhet Ilinden.

Kryengritja e Ilindenit më shumë u përhap në Maqedoninë Perëndimore dhe kryengritësi keqtrajtuan popullsinë myslimane dhe ortodokse që besonte në kishën e Fanarit të Stambollit-Patriarkana. Me kryengritësit bullgarë u bashkuan edhe individë shqiptarë, të cilët ndoshta kishin probleme me pushtetin osman, por më shumë kundrejt ndonjë pagese në të holla. Masa e gjerë e popullsisë shqiptare që jetonin në fshatrat e Kosturit dhe Follorinës nuk e mbështetën këtë kryengritje, sepse ajo nuk kishte karakter për çlirim e popujve që jetonin në Maqedoninë Gjeografike, por qëllimi ishte kontrollimi i Maqedonisë nga forcat bullgare. Forcat osmane që ishin kundër kryengritësve patën përkrahjen e forcave vullnetare greke, të kishës greke, si dhe të individëve shqiptarë, të cilët në shumicën e rasteve ishin ushtarë me pagesë në ushtrinë osmane. Gjatë kryengritje pati një gjakderdhje të pamëshirshme deri në kanibalizëm nga të gjitha palët që u përfshinë në konfliktin e Ilindenit.

Greqia për të luftuar kundër komitëve të Ilindenit dërgoi dy oficerë të shquar arvanitas, Pavlo Melas alias Miqis Zaza dhe Aleksandër Kondulin alias Shkurti, të cilët u angazhuan drejtpërdrejtë për të shtypur kryengritjen bullgare të Ilindenit. Ata gjetën mbështetje tek fshatrat shqiptarë për t’u rezistuar çetave komite bullgare si në Bellkamen-Dhrosopogi, Negovan-Flamburo dhe Lehovo që gjenden në prefekturën e Follorinës.

Çetë bullgare, viti 1903

Në ato vite zhvilloheshin bisedime për themelimin e një mbretëria të përbashkët greko-shqiptare dhe ky projekt ndikoi dukshëm që shqiptarët të mbështetesnin grekët për shtypjen e kryengritjes së Ilindenit. Në kujtimet e tij Pavlo Melas do të shkruante për shqiptarët kapedan Nikolao Kola dhe Zisi Dhumulo nga Lehova, të cilët luftonin përkrah tyre kundër komitëve bullgarë. Një nga organizatorët e forcave greke, turke dhe shqiptare ishte Mitropoliti i Kosturit Germanos Karavangjeli, i cili u bë frymëzuesi kryesor për aleancën greke-turke-shqiptare kundër komitëve të Ilindenit.

Gjatë kryengritjes së Ilindenit dy armiq historikë kundër njeri-tjetrit grekët dhe turqit tani po bashkëpunonin me zell për shtypjen e pamëshirshme të kësaj kryengritje. Kryengritja e Ilindenit u bë shkak që Greqia të mobilizohej për marrjen e pjesës së Maqedonisë që ishte në Perandorinë Osmane të atyre viteve. Pas përfundimit të kryengritjes më të fituar doli pala greke, e cila në shumë fshatra që banoheshin nga bullgarët dhe i përkisnin kishës së pavarur bullgare hapën kishat greke të Patriarkanës dhe nisi përpjekjet për çlirimin e Maqedonisë me emrin (Agona tis Maqedonias 1904-1908). Pas pak vitesh Greqia do të merrte edhe ato fshatra që banoheshin nga popullsi bullgare, pra eksodi i braktisjeve të fshatrave bullgarë në Maqedoninë e Egjeut filloi dalëngadalë fill pas shtypjes së kryengritje së Ilindenit. Qindra fshatra nga Maqedonia Perëndimore dhe Kirk-Klisse afër Andrianopojë u shkatërruan, mijëra bullgarë braktisën shtëpitë e tyre për të mos i kthyer më kurrë.

Britaniku H.N.Brailsford ka shkruar për Kryengritjen e Ilindenit të 1903: “Ilindeni ishte kryengritja e parë e organizuar bullgare në territorin e Maqedonisë dhe Trakës, pas pavarësimit të Bullgarisë në vitin 1903”.

Turqia e dobësuar nga kryengritjet e ndryshme në Maqedoni u largua në fund të vitit 1912 duke e lënë atë të copëtuar dhe me pikëpyetje të mëdha se kujt i takon ekskluziviteti i historisë dhe i heronjve të Maqedonisë antike.

Tashmë kryengritja e Ilindenit ka mbetur vetëm në kujtesën e historisë dhe shumica e protagonistëve të saj vijnë përpara syve tanë nëpërmjet propagandës së politikanëve të sotëm, të cilët po i çojnë të vdekurit prej varri që t’i shfrytëzojnë për nevojat e tyre duke i treguar në versione, në të cilat nuk kanë qenë asnjëherë ashtu siç po na i paraqesin.

Etiketa: “Maqedonia e Ilindenit”arben llallaegjeFollorineKalendari GregorianKosturKryengritja e IlindenitMaqedonia Perëndimoremesdhe

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Qeveria “mbylli sytë” para kërkesave, pedagogët vijojnë bojkotin e mësimit

Olldashi thirret në Prokurori, do dëshmojë si i ka blerë 20 kg kanabis bashkë me Albert Veliun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com