Shkëndija e Tetovës do të marrë sot zyrtarisht titullin kampion të Maqedonisë, edhe pse kjo është vendosur prej javësh.
Kuqezinjtë kanë sot ndeshjen e fundit, gjithsesi cilido të jetë rezultati ata do të ngrenë kupën.
Më pas Tetova do të pushtohet tërësisht nga një festë shqiptarësh. Me ngjyra, atmosferë dhe muzikë kuqezi.
Festa do të zhvillohet në sheshin “Iliria” ku do të marrin pjesë Elita 5 dhe shumë këngëtarëve më në zë shqiptarë.