Kryedemokrati Basha ka bllokuar folteren e kuvendit duke mos lejuar që deputetët të vijjonë radhën siç ishte caktuar në rendin e ditës.
Kreu i Parlamentit i tha Bashës që të lirojë foltoren sepse është përcaktuar një radhë siç e parashikon rregullorja, por Basha vijoi të flasë për ministrin Xhafaj dhe të vëllain.
Ruçi i tha Bashës: “Mezi po pret zoti Berisha të marrë fjalën, mos e pengo atë të marrë fjalën”. Megjithatë Basha ka vijuar të flasë për cështjen Xhafaj, ndërsa Ruçi ndërpreu seancën për 10 minuta.