Pas Xhakës, Shaqirit, Behramit, Xhemailit dhe Mehmetit, një tjetër shqiptar mund të jetë në radhët e skuadrës kombëtare të Zvricrës për në finalet e Kupës së Botës, Rusi 2018.
Sulmuesi me orgjinë kosovare, vëlla më i vogël i mbrojtësit të kombëtares, Arlind Ajeti, është golashënuesi më i mirë i SuperLigës së Zvicrës, ndryshe nga vëllai i tij Arlindi ka zgjedhur të jetë pjesë e Zvicrës.
Ai ka qenë në shënjestër nga trajneri De Biasi në vitin 2015, por asnjëherë nuk arriti të konkretizohej mundësia që ai të zgjidhte Shqipërinë.