Mbrojtësi i Napolit por edhe i kombëtares shqiptare Elseid Hysajt ka arritur akordin me ekipin milioner të Paris SG.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari italian, Livio Varriele, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “twitter”. “Hysaj është shitur te PSG”-lexohej në postimin e tij.
Në fakt një lëvizje e tillë bën sens pasi Hysaj do të merrte vendin e Dani Alves, futbollistit të dëmtuar aktualisht që me shumë mundësi do të largohet në verë nga kampionët e Francës për shkak të moshës së tij tashmë 35-vjeçare.