Policia italiane ka arrestuar 10 persona, mes tyre një shqiptar pas shkatërrimit të një bande trafikantësh nga autoritetet e Romës.
Në pranga janë vënë 7 marokenë, 1 algjerian, 1 italian dhe një shtetas shqiptar. Gjatë operacionit u sekuestruan 16 kg hashash, 4 kg marijuanë, 7 kg kokainë.
Droga magazinohej në borde automjetesh të parkuara në vende strategjike në territorin e Romës. Operacioni i koduar “NADIR 2” ishte shtrirë në lagjet e qëndrës historike romane Pigneto, San Lorenzo, Trastevere, Campo de’ Fiori, Lungotevere, por edhe në lagjet pereiferike.