Një copëz Europë në qendër të Tiranës. Parku i inauuguruar dje në kryeqytet përmes flamujve sjell praninë e të gjitha shteteve europaine.
Parku u përurua një ditë më parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, shoqëruar nga Drejtori për Zgjerim në KE, Christian Danielsson, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, si dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE, të cilët mbollën në vendin tonë pemë në lulishten e re pa monumentit të Heroit Kombëtar në sheshin “Skënderbej”.
“E ke vizituar Parkun Europa? Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson dhe Ambasadoren e BE Romana Vlahutin, mbollëm pemë në Ditën e Europës. Transformimi i Tiranës në një qytet evropian është përmbushja e ambicies tonë evropiane”, ka shkruar Veliaj.