Dita e Europës, Serbia anulon ftesat për deputetët e Kosovës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita e Europës, Serbia anulon ftesat për deputetët e Kosovës

17:46 | 09/05/2018
në Kosove Rajon
0

Tre deputetëve nga Kosova që ishin ftuar për të marrë pjesë në konferencën me temën: “Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit”, të paraparë të mbahet me 11-12 maj në Beograd, u janë anuluar ftesat të mërkurën.

Vjosa Osmani, Blerta Deliu dhe Ilir Deda ishin ftuar nga kryetari Këshillit për Integrimet Evropiane në Parlamentin e Serbisë, Nenad Çanak.

Por, kryetarja e Parlamentit serb, Maja Gojkoviç anuloi ftesat duke paralajmëruar madje se “është e gatshme të largohet” nga posti nëse ndodh ndryshe.

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Ilir Deda, dukenjoftuar për anulimin e ftesave shkroi në rrjetin social facebook se “në ditën e Evropës, del fytyra anti-evropiane e udhëheqësisë së Serbisë. Veprimet e tilla janë në kundërshtim me deklarimet për ‘normalizim’ të raporteve me Kosovën, dhe për ‘përkushtimin’ ndaj rrugëtimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, shkroi ai.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Deputetja Vjosa Osmani, këtë veprim e ka cilësuar si tregues të qartë të vlerave anti evropiane të Serbisë.

“Edhe pse ka hapur shumicën e kapitujve për anëtarësim në BE, Serbia tregon se mbetet një shtet me vlera antievropiane dhe se gjithë të arriturat e saj drejt rrugës integruese i ka fituar përmes temave të Kosovës, dhe jo për shkak të meritave dhe përmbushjes së standardeve. Veprime të tilla të Serbisë nuk i kontribuojnë paqes e as normalizimit të raporteve, e aq më pak rrugës evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në një komunikatë të zonjës Osmani.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, të shpallur dhjetë vjet më parë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Por, është përfshirë në një proces bisedimesh me Kosovën që i kanë mundësuar asaj negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kosova deri më tani ka përfituar marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian, por mbetet e fundit në proceset integruese në rajon.

Kryetari Këshillit për Integrimet Evropiane në Parlamentin e Serbisë, Nenad Çanak, u ka thënë medieve serbe se ftesat janë anuluar “për shkak të pyetjes së kriminelit të dënuar të luftës Vojislav Sheshel, pyetje të cilën as që kishte të drejtë ta bënte në parlamentin e Serbisë, sepse ligjërisht ai nuk është as deputet”.

Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara për krime lufte e dënuan më 11 prill të këtij viti ultranacionalistin serb Vojislav Sheshel, duke përmbysur një vendim të dy vjetëve më parë që e kishte liruar atë nga akuzat për përndjekje, deportim dhe veprime jonjerëzore.

/voa/

Etiketa: deputetët e Kosovësdita e europesSerbi

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Hajdarmataj flet pas shkarkimit: Dosja “Tahiri” mbetet në duart e mia

Hajdarmataj flet pas shkarkimit: Dosja “Tahiri” mbetet në duart e mia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –

Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –

17:47 | 22/12/2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –

17:45 | 22/12/2025
Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –

Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –

17:31 | 22/12/2025
Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –

Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –

17:25 | 22/12/2025
10 milionë euro për çokollata e biskota –

10 milionë euro për çokollata e biskota –

17:19 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –
  • Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –
  • Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –
  • Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –
  • 10 milionë euro për çokollata e biskota –
  • “Me rastin e festave të fundvitit” / Policia “masakër” gjobash në Tiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –
  • Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com