Policia greke ka arrestuar katër shqiptarë, pasi u kapën me drogë, dhe akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje.
Atyre iu gjet një sasi prej 9 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë. Të arrestuarit janë tre meshkuj dhe një vajzë. Për ta është publikuar vetëm mosha, 28, 33, 37 dhe 26 vjeç, ndërsa emrat ende nuk dihen.
Ata u kapën me dy mjete në aksin Patra-Athinë. Njëra makinë transportonte drogën dhe tjetra kontrollonte rrugën.