Një deputet shqiptar për partinë CDU në Gjermani. Ai është Kolë Gjoka nga Mirdita dhe është shqiptari i parë që ka fituar të jetë deputet i CDU në Gjermani.
48-vjeçari nga Rrësheni u largua nga Shqipëria drejt Gjermanisë duke kërkuar azil, por ëndrrat e çuan larg, duke u bërë shqiptari i parë që arrin këtë pozicion.
Ai u largua nga vendi ynë në vitin 1996 dhe aplikoi si azilant në Gjermani, ku fillimisht punoi si bisnesmen për t’u përfshirë për disa vite me radhë politikë dhe ja ku ia doli.