Ndeshja miqësore e Shqipërisë e programuar për t’u luajtur këtë vit me Kosovën në tokë neutrale është pranë anulimit. Shkak është bërë federata zvicerane e cila nuk ka arritur të sigurojë lejen për motivacionin se kjo sfidë cënon sigurinë.
Edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka për ‘Top Chanel’ ka konfirmuar lajmin: “Po është e vërtetë ajo që ka deklaruar presidenti Vokrri dhe ne jemi duke kërkuar mundësi të tjera për të shfrytëzuar këtë periudhë sa më mirë për ekipin dhe trajnerin”, tha presidenti Duka. Nga burime jo zyrtare ndërkohë mësohet se një alternativë mund të jetë përballja me Austrinë, duke qenë se e ka këtë datë e ka lirë. Federata ka nisur kontaktet edhe pse për momentin nuk konfirmon asgjë zyrtarisht.