Greqia prej kohësh duket tejet e relaksuar për Marrëveshjen e gjerë që po arrin me Shqipërinë e gjunjëzuar krejtësisht. Së fundmi, mediat greke kanë publikuar hartën e Marrëveshjes së Detit, ku duket qartë që Shqipëria humb gjysmën e detit.
Kjo hartë shpjegon përse këto kohë zoti Nikos Kotzias është aq shumë në humor dhe nuk lë batutë fyese pa lëshuar për fqinjët që e nisën me vrull nacionalist dhe përfunduan kokëulur dhe të dëgjueshëm ndaj Athinës, sa kanë habitur gjithëkënd.