Erdhi momenti, Eugent Bushpepa do të ngjitet sonte në mbrëmje në skenën e Euriovizionit, në Lisbonë të Portugalisë.
I shoqëruar nga nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani, përfaqësuesi i Shqipërisë ngjitet i treti në skenë me këngën “Mall”.
Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.
Prova gjenerale e Eugent Bushpepës në Festivalin Europian të Këngës