Tashmë jemi mësuar, nëse Rita Ora është pjesë e një eventi do të marrë vëmendje të padiskutueshme. Por këtë herë këngëtarja me origjinë shqiptare i ka habitur të gjithë.
Ajo ka marrë pjesë në eventin më të njohur të modës në botë, “Met Gala”, i mbajtur mbrëmjen e kaluar, duke mahnitur fansat me pamjen e saj.
Me një kurorë në kokë dhe fustan të zi të gjatë, “Mbretëresha” Rita, shkëlqeu mes emrave më të njohur të botës së showbizit.