Nga Arben Abazaj
Bashkia, qyteti i së cilës, ende fshihet me fshesa zhuke, bashkia që banorin më të pushtetshëm ka pluhurin që krijohet nga llumi dhe kryetarin që na e prunë nga moçali rilindas, ka filluar bën përgatitje për çelje zyrtare të sezonit turistik! Çelje rrezellitëse dhe shkëlqyese prapa së cilës mundohet të fshehë matufërinë e saj, paaftësinë e saj në organizimin e punëve dhe vënien sa më mirë në funksion të turizmit resurset e qytetit! Kjo puseta këtu është te sheshi i “Lungomares”, bëni kujdes se mund të humbisni si pakuptim dhe hajde t’ju gjejmë pastaj! P.S. servilat zvarranikë të lajmërojnë pinokun matuf të Bashkisë, mos të kalojë andej se nuk i dihet!