Ka përfunduar me rezultatin 3-2, sfida mes Laçit dhe Skënderbeut. Pas epërsisë së korçarëve me rezultatin 0-2, falë dopietës së Soue, kurbinasit kanë përmbysur gjithçka në pjesën e dytë.
Bruno Lulaj realizoi në fundit e pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë, Rexhinaldo realizoi dopietë falë përgjumjes së Skënderbeut, duke përmbysur rezultatin.
Me rezultatin e sotëm, diferenca mes Skënderbeut dhe Kukësit shkon në +8, kur duhen edhe 4 javë nga fundi i kampionatit. Ndërsa Laçi, pas triumfit të sotëm ka shkuar në kuotën e 46-pikëve duke barazuar Partizanin e vendit të 4-t.
LAÇI – SKËNDERBEU 3-2
Lulaj 45+1′, Rexhinaldo 54′, 62′ / Soue 31′, 40′