Ka përfunduar me rezultatin 2-1, takimi i zhvilluar në “Zeqir Ymeri” me Kukësit dhe Lushnjës.
Kukësi zhbllokoi takimin në minutën e 33-t me Gurin, ndërsa miqtë befasuan pas vetëm 5 minutash, duke rikthyer edhe një herë baraspeshën me Sefën.
Në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 60-t Balde do të shënonte golin e fitores. Me këtë rezultat Kukësi shkon në kuotën e 61 pikëve, duke ‘blinduar’ vendin e dytë, 8-t pikë më pas se Skënderbeu. Ndërsa Lushnja matematikisht është një kategori më poshtë.
Kukësi 2-1 Lushnja
33′ Guri, 58′ Balde / 38′ Pepa