“Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”. Kjo është një nga pankartat me të cilën komunistët kanë zgjedhur të festojnë 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve.
Komunistët, “besnikë” të përjetshëm të diktatorit Hoxha, kanë qenë të parët që kanë bërë homazhet e tyre te varrezat e dëshmorëve.
Në pankartat e komunistëve, përveç Enver Hoxhës, dallohen edhe figurat e Mysym Pezës, Qemal Stafës, Hysni Kapos, etj.