Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë për dorëheqjen e ish ministrit Saimir Tahiri nga mandati i deputetit.
“Dje dhe sot vëmendja e publikut ka qenë të Saimir Tahiri. Të gjithë u morën me ato që ai ka thënë, por nuk u morën me ato që ai duhet të thoshte dhe ato që ai duhet të bënte.
Të gjithë presin gjykimin e Tahirit, por drejtësia nuk ka vijuar. Asnjë fjalë të sinqertë nuk ka pasur në fjalën e tij, dhe lotët që janë bërë disa herë ngjajnë si lot krokodili. Nëse Tahiri do të ndjente një faj, ai duhet të kishte kërkuar falje, dhe jo të bënte shantazhe dhe show. Ai duhet të kishte kërkuar falje për drogën. Ai duhet të thoshte të vërtetën dhe jo të shantazhonte Ramën.
Të largohet një orë e parë nga pushteti, Rama duhet të largohet sa më shpejtë. Shpesh dëgjojmë akuza nga Rama dhe suflerët e tij, dhe intimidojnë drejtues të LSI-së. Kjo gjë do ndodhi, por jo për shumë kohë se gjithçka mbi kokë Edi Ramës”- tha Kryemadhi.