Zlatan Ibrahimovic di gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes, herë prej aftësitë të tij dhe herë prej asaj që ai thotë.
“Paratë janë shumë të rëndësishme, por kjo shumë që m’u ofrua mua për të luajtur në Kinë nuk ishte e mjaftueshme”. Siç ndodh shpesh, kudo që ai shkon, karakteri i Ibrahimovic po spikat edhe në SHBA, sepse suedezi nuk humbet asnjë mundësi për t’i mbajtur sa më lart “perlat” e tij.
Në të njëjtën intervistë, Ibra thotë se “njerëzit nuk duhet të më shihnin, njerëzit kanë nevojë të ndjehen”, ndërsa pozitës së tij në media i përgjigjet: “Në qoftë se mua më bëhet një pyetje për t’u zbërthyer, përgjigjia ime do të jetë gjithmonë e më shumë provokuese. Por, nëse pyetja është budallaqe, përgjigjia ime do të jetë shumë e fortë”.