“Unë nga sot dorëzoj mandatin tim të deputetit. Deri kur të zbardhet e vërteta e plotë, unë nuk do jem deputet por një qytetar i thjeshtë si mbi 2 milion shqipëtarët e tjerë”, tha ish-ministri.
E si qytetar i thjeshtë, vetëm me të drejtën time, familjen, miqtë e të gjithë ata që besojnë ende tek mua, do përballem me prokurorinë, gjykatën, drejtësinë dhe ligjin. Siç do përballem me palaçot në politikë që kanë vjedhur këtë popull e sot shesin dëngla, e nuk do dorëzohem për asnjë çast.
Unë prita për dy javë resht që të flisja në parlament, jam këtu për të ndarë me ju një qëndrim timin. Nuk ka mbetur i madh e i vogël për mua filloi një tjetër histori që po përballem. Kam 6 muaj që hesht dhe dëgjoj lloj-lloj race që nuk ka lënë gjë pa thënë sa të kisha qeverisur për 30 vite dhe në vend të të gjithëve para meje nuk do të kisha imgjinuar kaq akuza për veten time. Nga kriminel, trafikant apo kokë e mafies, apo dru i shtrembër, këtë e kam quajtur kur gjyqin ta bën djalli. Kur gjyqin ta bën djalli, jo se unë jam engjëll, pasi kam gabimet e mia, por jo të ma bëjë ajo racë që nga politika ka vjedhur dhe nuk ka bërë asgjë.
Kanë thënë se më mbrojtur Rama, shumica apo imuniteti, nuk dua dhe as më duhet të mbrojë askush dhe asgjë. Tani dëgjoj që jam bërë pengesë për integrimin e Shqipërisë. Nuk rri në parlament për të pasur paprekshmëri dhe jo të kem shans të pengoj rrugën e integrimit. Kam gjashtë muaj që hesht, mjerë njerëzit që i dëgjojnë këta palaço. Unë kam tetë vite në parlament dhe duket sikur kam 80.
E vërteta ka një çmim edhe gënjeshtra ka një çmim më të mirë, por çmimi i lirisë është më i vlefshëm se ai i karrierës sime. Por kur dëgjoj këta në parlament si vajtore dhe luten në emër të popullit, kërcënojnë apo shajnë, apo kërkojnë edhe falje në emër të popullit dhe këta luajnë teatrin e zakonshëm dhe populli mban dhe dëgjon dhe kur i shoh ngushëllohem disi. Sa kanë bërë për puna është shumë pak nga ajo që i kanë bërë popullit. Të vrasin natën dhe të qajnë ditën, hajduti fjlet për ndershmëri.
Heshtja ime del nga manuali i shumicës së politikës sot, por sa di kushdo që do të ishte në pozitën time. Unë akuzohem për trafikant, unë drejtësinë do e pres dhe kërkoj në gjykatë, por pyes veten, këtë gjyqin publik, që më bëjnë këta që kanë qeveritar 25 vite. Më akuzon Basha, që nuk u lodh duke vjedhur dhe vrarë dhe nuk u gjykua. Mbi 200 mln euro vjedhje, as u hetua dhe u gjykua, shkonte në Lazarat kur droga ishte lum. Sot del si shul dhe më akuzon mua. Më akuzon Berisha, që vetë kanë qenë dhe janë pas murit të pandëshkurshmërisë për vrasje. E kanë rrënuar Shqipërinë më keq se çdo pushtues.
Më akuzojnë Monika dhe Ilir, që nga do që t’i kapësh nuk ka ujë të shenjtë që t’ua heqë njollën. Për mua nuk del një shqiptar që të thotë se jam hajdut, tendera apo të tjera, unë rroj edhe do të përballem edhe për këtë akuzë, por këta të mjerë si rrojnë? Si ia hodhën drejtësisë, blenë gjyqtarë prokurorë dhe shpërndarë tendera. Me këta kanë blerë rehatinë, duke blerë kundërshtarin në parlament, duke blerë heshtje në bodrumet e parlamentit. Duke blerë gazetarët të huaj, ambasadorë, deputetë të huaj në kurriz të popullit dhe më bëjnë mua moral.
Ndaj ndeshja ime sot, duket si kurriz i përkulur, nëse ndokush heshtjen time e ka marrë për nënshtrim për dobësi, frikë apo dorëzim, nuk më paskeni njohur fare, as jam dorëzuar dhe nuk kam ndërmend. Iu drejtohem edhe kolegëve të grupit, por nëse ka edhe një koleg të vetëm që fjalë dykuptimshme mund të drejtojë gishtin te unë, e ka gabim, duhet pak durim, po pres drejtësinë time.
Unë nuk dua t’i iki dhe as t’i shmangem drejtësisë. Unë nuk aq forcë për të gënjyer, por forcë për të vërtetën. Njëri vinte dhe më sugjeronte, se nuk isha unë, por Rama koka e drogës dhe kështu shpëtoja, unë heshta, tregtarët dhe pazarxhinjtë dolën në treg. Tani janë të gjithë bashkë përballë meje, unë këtu jam dhe do ia dal. Për turpin më të madh sot Visho Ajazi është ambasador. Ilir Meta sikur e do puna njëherë mbi palët… mbeta unë të dëgjoj avazin e Saliut dhe Lulit. Edi Rama në fillim i falënderoi për kontributet, ndërsa pasardhësi im ia kalon edhe Saliut edhe Lulit.
Po këta që më akuzojnë mua sot, nga dolën kaq të dhimbshur për fushat që paskërkan lënguar mbjellë me hashash?Lazaratin nuk e kishit aty për 20 vjet, plot e përplot? Krujën s’e kishit aty? Shkodren, Malsinë e Madhe, Dibrën, Tropojën, Tepelenën, Gjirokastrën, Beratin, edhe Tiranën nuk i kishit aty, të mbjella me hashash prej më shumë se 15 vjetësh, e aty ishin që ditën e parë kur mora unë detyrën.
Dhe tani u thoni njerëzve dhe botës, se e bëra unë? Në Parlament, rrinë ulur me dhjetëra ish-ministra të Brendshëm, dhjetëra ish-Kryeministra, askush nuk ka lëvizur as gishtin për të luftuar ndonjëherë në 25 vjet parcelat e hashashit, e sot rrinë si ëngjëj.
Unë u përpoqa, mbajta edhe palaçot e politikës në kurriz duke më bërë moral. Ta dini për statistikë: Hapni shifrat e GdF, në 4 vjet të qeverisë ku shërbeva edhe unë, t’i mbledhësh bashkë, kultivimi i hashashit është më pak sesa vetëm 1 vit i Sali Berishës kur ishte Kryeministër.
Nuk e thotë njeri këtë. Për fat të keq as deputetët e PS. As ministri i brendshëm s’e ka përmendur kurrë. As kryeministri jo. Nuk e di pse.
Për t’iu dhënë vetëm një shembull tjetër: Edhe kur mbyllëm lojrat e fatit, prapë u akuzova unë, Kryeministri dhe gjithë qeveria. 150 milion euro fitim në vit nga lojrat e paligjshme të fatit per vite e vite me rradhë duke rrjepur familjet shqiptare, që për llogari është shumë më shumë sesa i gjithë kultivimi i hashashit, e prap kur i mbyllëm, po ne u akuzuam. Unë e qeveria ku unë shërbeva.
Por ndërkohë që në parlament është bërë sherr në skenë për 4 vjet, poshtë në korridoret e errëta të parlamentit u bënë bashkë 10 vetë pa dallim partie që gjetën konsensus për të mbajtur peng sirtareve për afro 4 vjet ligjin e lojrave të fatit. Por përsëri u akuzova unë ndërsa këta të tjerët sot rrinë si ëngjëj, e unë i mbaj edhe në kurriz duke më bërë moral, sepse këta dashnorët e popullit, me mediat e blera arritën t’i thonin popullit se edhe për lojërat e fatit që unë i mbylla, prap fajin e kisha unë. E unë prap i mbaj në kurriz duke më bërë moral.
Mua as më shkon në mënd t’i falenderoj kriminelët e pahetuar, e pagjykuar dhe të pandëshkuar të opozitës, me Lul e Sali në ballë. Kanë vrarë njerëz, e nuk dënohen. Kanë vjedhur paratë e shqiptarëve, e nuk dënohen. Keni dhunuar gazetarë e media, e nuk dënohen. Mua më akuzojnë për mbjelljen e hashashit të cilin vetë e kishin aty për 25 vjet, por akoma më keq kanë mbjellë varfërinë e mijra familjeve, papunësinë e mijra të rinjve, hajdutërinë e zyrtarëve, tregëtinë e pasurisë kombëtare duke shitur lumenj, kodra e male në këtë çikë vend që ka mbetur.
E as hetohen, as gjykohen, e as dënohen. Nuk ua thotë njeri këto, nuk e di pse. Ndaj rrinë si ëngjëj, bëjnë dhe moral. Sot dalin e thonë se po pengoj edhe rrugën e vendit për në Europë. Nqs është e vërtetë sa pashë në media se paska edhe në Evropë deputetë palaço si ky Luli e këta që kemi këtu, që marrin guximin bëjnë prokurorin e gjyqtarin, siç ka ambasadorë këtu që e marrin përsipër, atëherë ajo është Europa që unë nuk zgjedh as sot e as kurrë.
Unë e di që politikanë pa kocka e pa bythë, këtë vend e kanë shitur qindra herë, e po të donin Shqipërinë sa ç’duan një përkëdhelje koke nga ca të huaj, ky vend nuk do ishte ky që është. Por nuk besoj u çmendën edhe këta të huajt sa të mos e vrasin mendjen për drejtësi por të duan kurban njerëzish për të shkelur në Evropë.
E vërteta është më e thjeshtë. Këta që kanë qeverisur 25 vjet, nuk kanë lënë cep të Shqipërisë pa shkallmuar, lekë të buxhetit pa vjedhur, në vend që të ndërtonin Evropën këtu në këto 25 vjet, sot qajnë për evropën të cilën ua pengokam unë. Ndaj këta anadollak që sot qajnë Europën, ta dinë mirë se Shqipëtarët nuk do hanë integrimin, ndaj varfërinë që mbollët në 25 vjet pagajeni sot. Nuk ua kam unë fajin.
Shqiptarët nuk do mjekohen e shkollohen në dyert e integrimit, ndaj spitalet e shkollat që shkatërruat e që lekët për t’i ndërtuar i keni vjedhur nga 3 a 4 herë, paguajini sot. Nuk ua kam fajin unë. Shqiptarët nuk do marrin rroga e pensione në Europë por këtu, ndaj rroga e pensione që nuk dalin as për bukën e gojës, e që janë më pak sesa vetëm 1 shishe verë në drekat e darkat tuaja, paguajini sot. Nuk ua kam fajin unë.
Ekonominë nuk do e bëjë Europa e integrimi, ndaj oligarkët që i palluat me tendera e para të shqiptarëve, lekë që vodhët duke paguar për një rrugë 3 herë, për një shkollë 4 herë e për një spital 5 herë e sot as egzistojnë, paguajini sot. Nuk ua kam fajin unë. Jam shumë i vogël për të penguar integrimin e Shqipërisë në Europë. Por mjaftueshëm i arsyeshëm t’ju drejtoj gishtin në fytyrë të gjithë atyre që sot qajnë për evropën e në 25 vite Shqipërinë e shkatërruan dhe varfëruan me keq se lufta.
Dhe nuk ua kam fajin unë. Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve e votuan si dele, me dy ambasadorë që për turpin tonë na duartrokisnin mbi kokë. Tani bëjnë edhe vetingun për policët e shkretë që ç’nuk kanë parë në 30 vjet për politikën. Shumë mirë të pastrohet policia, por kjo nuk bëhet brenda ditës e as me një veting. E mbi 1.300 policë që janë larguar e dënuar për korrupsion e shkelje ligji sa isha unë në detyrë, janë provë e vullnetit për të bërë ata që duhej. Por as këtë nuk e thotë njeri.
Por pyes, pas drejtësisë përse nuk e filluam nga vetja ne me vetingun? Deputetë, ministra, zv/ministra, politika në tërësi, pas gjyqtarëve dhe prokurorëve pse nuk e vazhduam vetingun me veten? Unë po hetohem, do gjykohem, e kjo është kaluar çdo vetingu. E palaçot që kanë qeverisur për 25 vjet, vazhdoj t’i mbaj në kurriz duke më bërë moral.
Rri e dëgjoj garën se kush e gjen e kush e kap peshkun e madh. Ca thonë banda është në pushtet, ca në parlament, ambasadorë lart e poshtë flasin për mafiozë dhe banda shqiptare, edhe ministri brendshëm numëron në televizor bandat, një tmerr për të marrë valixhet e për të ikur.
Ka më shumë kriminalitet në Itali, po askush nuk numëron bandat në televizor. Ka më shumë në Greqi po përsëri s’e bëjnë. Ka më shumë vrasje, drogë, prostitucion kudo në botë, por askush nuk ia nxin faqen vendit të vet sa bëjmë ne, për të na fërkuar pak kokën ndonjë i huaj e për të bërë karrierë në kurriz të të tjerëve.
Dhe shqiptarët na mbajnë në kurriz, duke i bërë moral. Unë kam duruar 6 muaj, do duroj edhe aq sa të duhet për të dalë e vërteta ime në dritë. Dhe pikërisht pse nuk jam si këta që kanë qeverisur 25 vjet, kam marrë një vendim për ta treguar edhe një herë se une nuk jam njëri nga rraca e atyre që rri në parlament për pazar a për shpëtim:
Unë nga sot dorëzoj mandatin tim të deputetit. Deri kur të zbardhet e vërteta e plotë, unë nuk do jem deputet por një qytetar i thjeshtë si mbi 2 milion shqipëtarët e tjerë. E si qytetar i thjeshtë, vetëm me të drejtën time, familjen, miqtë e të gjithë ata që besojnë ende tek mua, do përballem me prokurorinë, gjykatën, drejtësinë dhe ligjin. Siç do përballem me palaçot në politikë që kanë vjedhur këtë popull e sot shesin dëngla, e nuk do dorëzohem për asnjë çast. E sot i them të gjitheve, ja ku më keni, si qytetar të thjeshtë. Këtu jam e këtu do jem. Fuqia ime është vetëm e vërteta ime e nuk do rresht ti shkoj deri në fund. Eshtë familja ime dhe miqtë e mi të cilëve u kërkoj ndjesë për çdo minut shqetësim që kanë marrë prej meje dhe punës sime. Si dhe ata mijra shqipëtarë që më besojnë ende e që nuk kam fjalë mjaftueshëm t’i falenderoj për çdo fije mbështetje që më kanë dhënë e që më japin ende, qoftë edhe me një mesazh. Unë nuk jam nga ata që fshihem, e jo më të tretem pas parlamentit, mandatit, imunitetit e aq më pak të përfitoj nga këto. Dhe e kam të qartë që sot; kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është vetëm ndeshja ime e parë. E do vazhdoj prap e prap, deri në fund. Nga sot, nuk jam më deputet. Do përballem me këdo, sepse besoj e vërteta është më e thjeshtë por më e fortë se gjithçka tjetër. Si qytetar i lirë, jam përballë kujtdo e as do përkulem, as do dorëzohem. Dua të falenderoj çdo qytetar që ka besuar e beson ende tek unë. Aq më tepër ata që më kanë votuar. E sot u them, unë nuk jam palaço si ata që kanë qeverisur për 25 vjet e sot shesin moral, unë jam Saimir Tahiri e s’kam nevojë as për mandat për tu përballur me drejtësinë dhe me politikën palaço të këtyre 25 viteve. Nuk jam dorëzuar kurrë, aq më pak të dorëzohem sot. Do jem aty bashkë me më të fundit që më beson, në një betejë që tashmë se kam vetëm timen. Se as drejtësinë e as evropën nuk na e fal njeri, aq më pak agallarët e politikës, por do ta fitojmë vetë.
Me mua mund të merren, e do duroj. Me familjen time jeni marrë, me gjithçka timen mund të merren. Po mbushen 30 vjet ama që kjo lloj politike merret me shqiptarët, duke i tallur, duke i sharë, duke i vjedhur, duke i vrarë, duke i marrë jetën e të ardhmen e kalamajve dhe duke i lënën në varfërinë poshtëruese. Ora e të vërtetës sime ndoshta nuk është larg. E po kështu për të gjithë, një orë do jetë ku secili të ketë të vërtetat e veta përpara fytyrës e do japë llogari. Deri atëherë, unë jam këtu. Se kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është veç e para.
https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/1810525225677398/