Një linjë e re furnizimi me ujë po përfundon në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Mjetet e rënda të Bashkisë po punojnë për shtrimin e linjës e cila për shkak të amortizimit ndër vite, kishte sjellë shqetësime për qytetarët.
Paralelisht po vazhdon investimi në rrjetin e ri të ujësjellësit në rrugën “Sulejman Pasha” mbrapa Piacës.
Linjat e reja po i japin cilësi dhe volum të madh rrjetit shpërndarës duke përmirësuar gjithnjë e më shumë shërbimin ndaj qytetarëve.