Çfarë është Gastroskopia? Si dhe pse bëhet ekzaminimi i stomakut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë është Gastroskopia? Si dhe pse bëhet ekzaminimi i stomakut

10:59 | 25/03/2016
në Uncategorized
0

Besohet se ekzaminimi me anë të Gastroskopisë zbulon 100% sëmundjet e stomakut, duke qënë ekzaminimi kryesor për të vënë diagnozën e sëmundjeve të stomakut

Doktoreshë Edlira Elezaj, mjeke gastrohepatologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë, në një intervistë për “Mapo” shpjegon rëndësinë e kryerjes së këtij ekzaminimi, rezultatet dhe arsyet përse nuk duhet hezituar në kryerjen e këtij kontrolli kur përfitimet që merren çojnë drejt kapjes së hershme të sëmundjeve e deri në shpëtimin e jetëve njerëzore.

Flitet shumë për gastroskopinë, por çfarë është ky ekzaminim?

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Gastroskopia është ekzaminimi i stomakut me anë të një aparati që sot quhet video gastroskop dhe konsiston në praninë e një mikro-kamere në majën e aparatit dhe në ekzaminimin e hapësirës së brendshme të stomakut. Sot është ekzaminimi kryesor për të vënë diagnozën e sëmundjeve të stomakut dhe padyshim ekzaminimi më me vlerë. Për kryerjen e këtij ekzaminimi personi duhet të jetë i pangrënë, esëll, pa patur mbeturina ushqimore në stomak, në mënyrë që mukoza e brendshme e stomakut të ekzaminohet siç është realisht.

Cilat janë sëmundjet që synon të nxjerrë në pah gastroskopia?

Ekzaminimi fillon që në zgavrën e gojës, në ezofag, në stomak, në bulbin e duodenit që është vendi kryesor, kryesisht i lokalizimit të ulcerave deri në segmentin e dytë duodenal, duke parë të gjitha lezionet e mundshme që ne mund të takojmë në mukozën e stomakut, siç e thashë duke filluar nga gastritet, polipet, nga ulcerat e stomakut dhe duodenit, si dhe tumoret e stomakut.

Paragjykim apo frikë, shumë pacientë hezitojnë të kryejnë këtë kontroll. Ka metoda lehtësuese për kryerjen e tij?

Sot, megjithatë, një pjesë e mirë e popullatës ka paragjykim në lidhje me bërjen e ekzaminimit. Por sot ky ekzaminim është goxha më i lehtë pasi përdoret metoda e sedacionit, sedacion koshient. Kjo do të thotë që i sëmuri është në gjendje të zgjuarit por me reflekse të zbutura të të vjellit dhe duke trajtuar kështu një tolerancë të mirë të ekzaminimit.

Sa është masa e saktësisë që siguron ky ekzaminim?

Është ekzaminimi kryesor për të vënë diagnozën e sëmundjeve të stomakut, që nga ato më të lehtat siç është refluksi, ezofagiti, deri tek ato më të acaruarat, siç janë: gastritet, ulcerat dhe tumoret e vetë stomakut. Ka një avantazh tjetër në lidhje me ekzaminimet e tjera, përveçse është kryesor në vendosjen e diagnozës ka avantazh sepse me anë të këtij ekzaminimi merret material për biopsinë për të gjitha rastet e dyshimta për sëmundjet malinje apo tumorale të stomakut.

A ka kundërindikacione për personat me sëmundje kronike, sikurse janë sëmundjet kardiake?

Në radhë të parë, po flasim kur ka kundërindikacione sedacioni, në rast se personat janë alergjikë, që kanë pasur reaksione nga lidokaina, atëherë ekzaminimi mund të kryhet dhe pa sedacion. Ndaj duhet të kryhet pa sedacion në rast se kanë patur fenomene alergjike apo reaksione nga medikamentet që ne përdorim në sedacion. Nuk këshillohet të kryhet ky ekzaminim me sedacion te pacientët me fazë akute të infarktit të miokardit, në insuficiencat kardiake me gjendje të rënda. Por ajo që mund të themi është se në përgjithësi është një ekzaminim që nuk ka kundërindikacione të gjera.

Udhëzimet që duhet të ndiqen para kryerjes së këtij ekzaminimi?

E para, unë do të thosha që nëse ekzaminimi është i rekomanduar nga një mjek specialist padyshim që duhet të bëhet. Shpeshherë ndeshemi me pacientë që hezitojnë. Por unë mendoj se nuk ka një limit kohe se kur mund të pritet për të bërë ekzaminimin, përderisa ekzaminimi është shumë i domosdoshëm për të vënë diagnozën dhe nuk ka kundërindikacione në përgjithësi.

Atëherë doktoresha cilat janë “mitet” që duhen thyer?

Një bashkëpunim i mirë i pacientit me mjekun do ta lehtësonte goxha procedurën. Zakonisht te personat hiperaktivë apo te personat emotivë, njerëz përgjithësisht ankciozë, një bashkëpunim i mirë i pacientit me mjekun përpara se të bëhet ekzaminimi, sigurisht duke e sqaruar se çfarë është ekzaminimi, si realizohet, avantazhet që ai ka, padyshim që do të zbuste goxha edhe qëndrimin e këtyre personave ndaj ekzaminimit.

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Tuberkulozi, akoma një problem

Tuberkulozi, akoma një problem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com