U mbyll me rezultatin 5-2, takimi i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampionëve mes Liverpulit dhe Romës. Një mbrëmje spektakolare e cila dhuroi emocione të forta për të gjithë sportdashëse.
Liverpuli tregoi dhe njëherë që është një skuadër me kualitet të jashtëzakonshëm. Të kuqtë e panë veten në avantazhin e 5 golave në minutë e 65-të, ndërsa romanistët u zgjuan me vonesë, duke shënuar 2 gola shprese në minutat e 81-të dhe 85-të me autore Xheko dhe Perroti.
Për skuadrën angleze, Salah ishte padyshim njeriu i ndeshjes, teksa shënoi 2 gola dhe asistoi në 2 të tjerë. Mane dhe dopieta e Firminjos thelluan avantazhin e skuadrës së Jurgen Klop, e cila me këtë rezultat duket praktikisht në finale.
https://youtu.be/G_MI8ZC1iTk