Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Shqipëri si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, nga 17 deri më 19 prill pas publikimit të progres raportit.
Rama e ka nisur ditën duke njoftuar ardhjen e saj ndërsa në Facebook ka postuar një fotografi Mogherinin.
“Mirëmëngjes dhe me këtë moment duarshtrëngimi me një mike të madhe të Shqipërisë e shqiptarëve, e cila zbriti mbrëmë në vendin tonë menjëherë pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.