Federica Mogherini, shefja për politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, ka mbërritur në Tiranë pasditen e kësaj të marte.
Kryediplomatja europiane do darkojë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa takimet zyrtare do t’i nisë ditën e nesërme. Kështu, të mërkurën në orën 11:00 ajo do të zhvillojë takimin zyrtar me Ramën rreth orës 11:00 me të cilin do ketë edhe një konferencë për shtyp.
Mogherini do ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Gjatë takimit me Bashën pritet të jetë e pranishme edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Vizita e Mogherinit vjen pak orë pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian ku rekomandohet çelja e negociatave me Shqipërinë.