Serbia provon sërish të arrestojë shtetas të Kosovës përmes INTERPOL-it – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia provon sërish të arrestojë shtetas të Kosovës përmes INTERPOL-it

10:39 | 15/04/2018
në Kosove Rajon
0

Qeveria e Kosovës nuk kanë ende një qëndrim zyrtar rreth paralajmërimeve nga Beogradi për kthimin emrave të shumë qytetarëve të Kosovës në listën e personave të kërkuar nga INTERPOL-i (Policia Ndërkombëtare).

Pamundësia e Kosovës që të bëhet anëtare e INTERPOL-it, po shihet si pengesë për spastrimin e listës së personave të kërkuar mbi bazën e urdhër-arresteve të Serbisë.

Në mesin e atyre që u janë kthyer emrat në këto lista, janë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Serbisë, Nebojsha Stefanovic.
Sipas tij, akuzat e organeve të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës janë rikthyer tashmë në sistemin e INTERPOL-it.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Në këto lista, ka nënvizuar Stefanovic, ndonëse u figurojnë emrat, akuzat ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, nuk do të zbatohen në këtë fazë, për shkak të funksioneve që kanë aktualisht Thaçi e Haradinaj.

Ministri serb ka thënë se kthimi i akuzave në dosjet e INTERPOL-it, pasoi presionin e Serbisë ndaj këtij institucioni, duke kërkuar që të respektohet e Drejta Ndërkombëtare.

Në Qeverinë e Kosovës kanë thënë se janë duke e përcjellë me vëmendje situatën dhe se janë duke mbledhur informacionet e nevojshme, për të dalë pastaj me një qëndrim zyrtar.

​Zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rexhep Selimi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky veprim i Serbisë nuk është i papritur.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se këtë e sheh edhe si presion të Serbisë karshi Kosovës për të lëshuar pe në fusha të tjera.

“Edhe rikthimin e emrave në listat e INTERPOL-it të shumë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë e shoh edhe më shumë si një presion që Kosova të lëshojë pe edhe në fushat tjera. Pra, e dimë që Serbia i do ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bankat e të akuzuarve, por më shumë se kaq Serbia do që Kosovën ta mbajë në vazhdimësi nën presion, qoftë edhe me këto lista në këtë rast”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, që këto probleme të mos përsëriten në pafundësi, Kosova duhet sa më parë të bëhet anëtare e INTERPOL-it.

“Institucionet e Kosovës duhet të punojnë më shumë që Kosovën ta anëtarësojnë në INTERPOL, gjë që është mundësia të ndodhë sivjet. Edhe ne po japim kontributin tonë të jashtëzakonshëm edhe nga pozicioni i opozitës dhe në anën tjetër, do të duhej që me Serbinë ta kishin një qasje tjetër të komunikimit”, ka theksuar deputeti Selimi.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Serbia në vazhdimësi ka keqpërdorur pozitën që ka në INTERPOL për të lëshuar fletarreste ndërkombëtare ndaj shtetasve të Kosovës.

“Sigurisht që rol vendimtar këtu luajnë edhe Bashkimi Evropian, Brukseli, të cilët pothuajse asnjëherë nuk e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje, duke i lënë qytetarët e Kosovës në njëfarë mënyrë në mëshirën e Serbisë, duke i maltretuar në shumë e shumë raste kur të njëjtit janë arrestuar në bazë të këtyre fletarresteve, janë mbajtur në paraburgim në shtetet e Bashkimin Evropian me muaj, e ndonjëherë edhe me vite dhe pastaj të njëjtit më vonë janë liruar”, ka thënë Miftaraj.

Në fillim të vitit të kaluar, kryeministri i tanishëm i Kosovës Ramush Haradinaj, ishte arrestuar nga policia franceze, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Haradinaj ishte arrestuar edhe në Slloveni në vitin 2015, arrestim ky i bazuar, po ashtu në fletarrestin e Interpolit, lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2006.

E në fund të vitit të kaluar, emri i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe emrat e 17 personave, ishin larguar nga lista e INTERPOL-it për arrestim.

Pritet që gjatë këtij viti Kosova të jetë anëtare e organizatës më të madhe të policisë në botë, INTERPOL.

/rel/

Etiketa: interpolqeveria e Kosoves

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Paloka-Ramës: Kur nuk bën dot arrogantin, luan rolin e viktimës

Paloka-Ramës: Kur nuk bën dot arrogantin, luan rolin e viktimës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com