Në një pikë inertesh, ditën e sotme ka rënë zjarr, për shkaqe ende të paqarta.
Mësohet se zjarri ka rënë në një objekt inertesh duke shkrumbuar kështu një pjesë të konsiderueshme të objektit të lartëpërmendur, nga i cili duket qartë tymi që ka përshkuar zonën përreth.
Nga burime të vendngjarjes mësohet se nuk ka persona të lënduar. Policia po heton për shkakun e rënies së zjarrit.