Kotzias në Maqedoni: Ka mbetur pjesa e vështirë për zgjidhjen e kontestit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kotzias në Maqedoni: Ka mbetur pjesa e vështirë për zgjidhjen e kontestit

17:59 | 12/04/2018
në Kosove Rajon
0

Përkundër hapave pozitiv drejt tejkalimit të dallimeve ndërmjet Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit të Maqedonisë, ende ka mbetur edhe pjesa më delikate për zgjidhjen e këtij kontesti, është thënë pas takimit të ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, të zhvilluar në Ohër.

Shefi i diplomacisë greke tha se janë zgjidhur pjesa më e madhe e problemeve, por ka shtuar se pjesa e mbetur për t’u negociuar është ajo më e vështira. Ai tha para gazetarëve se është shënuar përparim, posaçërisht në pjesën e mënjanimit të irredentizmit.

“Siç e shikoni, sa më shumë që njihemi mbesin më pak probleme për t’u zgjidhur, megjithëse ato janë më të vështirat. Sot bëmë një hap pozitiv dhe gjithmonë shpresojmë se do kemi sukses që edhe problemet më të vështira t’i lehtësojmë”, theksoi Kotzias. Sipas tij, është punë e diplomacisë dhe diplomatëve që të angazhohen për shndërrimin e problemeve të vështira në probleme të lehta.

Ai ka konfirmuar me këtë rast se do të pasojnë takime intensive mes dy shteteve në fillim të muajit maj.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

“Do të takohemi periudhën e ardhshme, me siguri me 3 dhe 4 maj në Selanik e gjithashtu do të takohemi më 11 dhe 12 maj”, tha Kotzias.

Ndërkaq shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov tha se grupet e punës mes dy vendeve fqinje tanimë i kanë vënë kornizat e qarta sa i përket harmonizimit të tekstit për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Greqisë në të ardhmen.

“Derisa ne bisedonim, takim kishin edhe grupet e punës të cilat në bazë të përparimit që është bërë në Vjenë para 10 ditëve, praktikisht e kanë harmonizuar tekstin për bashkëpunimin e mëtejmë, në fusha të ndryshme”, tha Dimitrov.

“Kanë punuar në tekst për mënjanimin e ekstremizmit nga të dyja palët dhe në paragrafët e preambulës së marrëveshjes së ardhshme bilaterale”, tha ai.

Ndryshe ky ishte takimi i tretë brenda një muaji që realizojnë dy ministrat e punëve të jashtme të dy vendeve fqinje, Maqedonisë dhe Greqisë në kontekst të përpjekjeve për tejkalimin e dallimeve rreth çështjes së emrit.

Pala maqedonase në vazhdimësi ka theksuar se kontesti për çështjen e emrit të Maqedonisë duhet të zgjidhet përmes një marrëveshje ndërkombëtare dhe jo siç kërkon pala greke që zgjidhja të përfshijë dhe ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, që në fakt paraqet edhe nyjën më të vështirë të zgjidhjes së këtij problemi që po zgjatë më shumë se dy dekada e gjysmë.

Me një komunikatë të enjten ka dalë dhe Forumi i Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni në krye me Shpëtim Pollozhanin, kryetar i ish-të burgosurve politik shqiptarë të cilët siç theksohet në komunikatë, kanë kërkuar ndryshimin e emrit të shtetit dhe ndërprerjen e çdo lloj keqpërdorimi të mëtutjeshëm nga cilido popull apo shtet gjatë emërtimit “Maqedoni”.

“Çdo propozimi për emrin nga ana e përfaqësuesve shqiptarë në pushtet duhet t’i paraprijë një diskutimi publik. Çfarëdo emri që miratohet, ai, duhet të përkthehet në gjuhën dhe alfabetin shqip. Konsiderojmë se emri i vendit nuk duhet të ketë shtojca: gjeografike dhe sllave”, thuhet në komunikatë.

“Emri i ardhshëm i IRJM-së (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë) të mos identifikohet me emrin e një etnie. Identiteti etnocentrik i shtetit për shqiptarët ka karakter okupues”, theksohet në komunikatë.

Kontesti me Greqinë rreth emrit të Maqedonisë po zgjatë për më gjëtë se dy dekada e gjysmë.

/rel/

Etiketa: MaqedoniNikos Kotzias

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Maqedoni/ Ministri Samka Ibraimoski ndjek “live” në parlament Real-Juve

Maqedoni/ Ministri Samka Ibraimoski ndjek "live" në parlament Real-Juve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

15:11 | 20/12/2025
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

14:55 | 20/12/2025
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

14:43 | 20/12/2025
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

14:23 | 20/12/2025
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –
  • Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –
  • BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –
  • Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore
  • Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com