Nga Ditmir Bushati
Dua të pranoj që në fillim se jam i keqardhur për reagimin tim instinktiv ndaj agresionit te ulët me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores së Kuvendit, pa llogaritur lumin e të sharave vulgare!
Kërkoj ndjesë qytetarëve per faktin që nuk arrita të ruaj gjakftohtësinë në ato kushte krejt të papranueshme për çdo mjedis publik, e lere më pastaj për një Kuvend demokratik.
Por, reagimi im në ate skenë ku ligësia e verbërisë politike është ulur këmbëkryq duke na turpëruar të gjitheve, edhe njëherë tjetër në sytë e prinderve e të fëmijëve të këtij vendi, as nuk e fshin as nuk e lehtëson barrën e rëndë të përgjegjësisë së dhunuesve recidivë të bashkëjetesës parlamentare. Të cilët ushqejnë publikun me farmakun e gjuhës vulgare duke u bere shembulli udhëheqës për çdo rrëmujaxhi e shkatërrues potencial të aspiratave të qytetareve të zakonshëm të këtij vendi.
Salla e Kuvendit, nga nje hapesire ku, si ne cdo vend te botes demokratike, duhet te triumfoje debati i civilizuar, eshte kthyer nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ne nje skene turperuese, ku opozita me cdo kusht kerkon te vrase fjalen argumentin dhe vete ligjesite e bashkejeteses demokratike.
Javen e ardhshme Shqiperia dhe shqiptaret presin nje lajm te nje rendesie te posacme: Rekomandimin Komisionit Europian per celjen e negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian. Ne vend qe te ishim sot te gjithe bashke, per kete sukses te Shqiperise, jo te qeverise, te shqiptareve pa dallim, jo te nje pale ne Kuvend, jemi te ndare keqaz nja nje opozite qe investohet cdo dite e me shume per ta kthyer kete vend ne nje problem per miqte e partneret e Shqiperise.
Eshte e qarte: Sa me shume i afrohemi BE-së, sa me te shumta e konkrete behen rezultatet e reformave dhe vecanerisht te Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut, aq me keq ndjehen dhe sillen me vete Shqiperine, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.
Por Shqiperia i ka permbushur detyrat e shtepise per marrjen rekomandimit te shumepritur dhe askush nuk mund ta djegë kete stacion te ri te rrugetimit tone europian.
Njesoj sic tentuan te bllokojne reformen ne drejtesi me cdo mjet dhe sic tentuan te shkaterrojne zgjedhjen per te bllokuar Vetingun, ata sot po tentojne te bllokojne te ardhmen e Shqiperise Europiane. Nuk ia dolen atehere, nuk do t’ia dalin dot as tani. Edhe njehere ndjese per çka une personalisht nuk munda te evitoj sot dhe me vjen vertet mire qe i perkas nje familje politike, ku gabimet shihen ne sy dhe kush gabon nuk i ben bisht pergjegjesise se vet ndaj publikut!