Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova ka fituar pavarësinë dhe shtetësinë e saj falë rënies së dëshmorëve të kombit sic janë Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe dëshmorët e tjerë të rënë në Koshare.
Presidenti Thaçi përmendi edhe kërcënimet që sipas tij po vijnë nga Serbia, por tha se: “këtyre kërcënimeve do t’iu përgjigjemi siç iu kemi përgjigjur para 19 vitesh, me pushkë”.