Të gjithë anëtarët e stafit të tij elektoral bëhen anëtarë të forumit të lartë socialist. Janë anëtarësuar në PS vetëm para një muaji
Nëse Koço Kokëdhima do ta humbasë mandatin e deputetit i ka marrë të gjithë masat për të qenë i blinduar politikisht në Partinë Socialiste. E ka hedhur për votim kandidaturën e tij për në Asamblenë Socialiste, edhe pse të qenët deputet ia garantonte anëtarësimin në të. Kështu, Kokëdhima mbetet anëtar i Asamblesë së PS-së, edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos për heqjen e mandatit të deputetit, e cila e ka në proces shqyrtimi kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit të Kokëdhimës me akuzën e përfitimit të fondeve publike me anë atë bizneseve të tij edhe pasi ai ishte deputet.
Në këtë situatë, Kokëdhima i ka marrë masat dhe tashmë është anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së, prej ditës së Kongresit të 19 marsit.
Ai ka menduar për më shumë pushtet në këtë forum të PS-së. Bashkë me kandidaturën e tij ai hodhi për votim dhe ndikoi për t’i zgjedhur, të rinjtë e stafit të elektoral në PS-në e Vlorës. Ata janë anëtarësuar së fundmi në PS dhe anëtarësohen në forumin e lartë të partisë më të madhe politike në vend me vetëm një muaj jetë partie.
Të paktën gjashtë anëtarë të zgjedhur në Asamblenë Kombëtare të PS-së, janë njerëz të afërt të Koço Kokëdhimës, të anëtarësuar në PS vetëm një muaj më parë. Janë njerëzit e stafit të Kokëdhimës në zyrën elektorale të tij në Vlorë ku ka edhe familjarë të bashkëshortes së tij.
Prurjet e Kokëdhimës në Asamblenë Socialiste:
Anduel Tahiraj, sekretar i Kokëdhimës, nip i bashkëshortes së tij, është anëtarësuar në PS më 01.02.2016.
Tedi Nasto, sekretar i shtabit të Kokëdhimës, anëtarësuar për herë të parë në PS më 04.02.2016.
Laura Ferati, sekretare e Kokëdhimës, e anëtarësuar në PS më 17.02.2016.
Alma Bakiu, sekretare e Kokëdhimës e anëtarësuar në PS më 29.01.2016.
Nertila Selimaj, ndihmëse e Kokëdhimës e anëtarësuar në PS më 03.02.2016
Anila Hitaj, punojëse bashkie në Vlorë dhe bashkëshorti i saj janë zgjedhur gjithashtu anëtarë të Asamblesë.
Frosina Londo është e vetmnja kandidate e angazhuar më herët në PS dhe me kontribute në PS-në e Vlorës.
Shkëlqim Sinani pedagog mik i ngushtë i sekretarit të Koços, Ted Nastos.
Drejtoret e Ramës
Ogerta Manastirliu, drejtore në QSUT, Gerta Lubonja Sekretariati Teknik Kombëtar i Ujit, Kozeta Fino, drejtore e Agjencisë së Privatimeve, udhëheqin listën e Tiranës. Elisa Spiropali, ish-drejtore e doganave, por ka mbetur jashtë Asamblesë Brisejda Shehaj. Por është zgjidhur edhe kjo punë se në Asamblenë Kombëtare të PS-së është zgjedhur vëllai i saj, Ervin Shehaj, i cili është gjtihashtu drejtor në Ministrinë e Ekonomisë. Drejtore dhe drejtorë ka shumë në Asamblenë Kombëtare, qoftë nga lista e Tiranës, qoftë në të tjerat. Disa kanë që pjesë e këtij forumi, të tjerë anëtarësohen rishtaz në këtë forum.
Në listat e qarqeve të tjera me siguri ka të tjerë emra që kanë hyrë në forumin e lartë drejtues të PS-së për arsye të ngjashme me këta të Vlorës. Drejtuesit e zgjedhur nga Rama nëpër qarqe kanë zgjedhur me kujdes personat e duhur në këtë forum sipas porosive të kryetarit. Por, për të hyrë persona të këtij niveli në Asamblenë e PS-së, kanë mbetur jashtë saj persona me kontribute 25-vjeçare në këtë parti.
Po ju jeni te pafytyre…kontrolloni emrat,datat si fillim dhe lidhjet me njerezit me tej pastaj kaloni ne paragjykime!
Shyqyr qe erdhi Koco dhe i anetaresoj se e kish bere Shpetimi Partine si i deshte qejfi!
Shikoni cilesine dhe plasni xelat (syte)