Nga Dorian Balliu
Pse ambasadori Lu nuk respekton aspak traditat dhe kulturën e një kombi, dhe çfarë ky komb e konsideron të shenjtë, familjen?
Ky fakt është shumë befasues, por edhe më befasues është fakti se, ai që promovon lirinë e fjalës, përmes saj godet fjalën e lirë. Z. Manjani, Shehu etj, të cilët nuk pajtohen me axhendën LGBT, duke shprehur haptazi kundërshtimin e tyre, sepse këtë ia garanton kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, duhet të kenë kujdes, sepse i prishin punë Xhenit, Kristit dhe Lu-së, ndërsa Xheni, Kristi dhe Lu-ja gëzojnë të gjithë lirinë e fjalës, dhe u lejohet të propagandojnë serbes axhendën e tyre, pa iu dridhur qerpiku dhe zëri, sepse ua garanton kushtetuta këtë të drejtë. Z. Lu, në gjuhën shqipe ky fenomen quhet hipokrizi.
Z. Lu, përveç se jeni shndërruar në një aktor komik në fushën e politikës, ju nuk respektoni aspak misionin diplomatik që përfaqësoni. Po shpërfillni ndjenjat e qytetarëve shqiptarë, kulturën, traditat dhe mikpritjen e një kombi.
Nëse për ju është e shenjtë nënkërthiza dhe nënbeli, për ne e shenjtë është nëncipa. Nëse nuk ju pëlqen mënyra jonë e jetesës, kultura dhe traditat tona familjare dhe shoqërore, por prestigjin e të qenurit ambasador i Shteteve të Bashkuara, e shfrytëzoni për llogari të axhendës LGBT, duke shpërfillur çfarë ne i quajmë vlera dhe i konsiderojmë të shenjta, e refuzojmë me përbuzje dhe nënçmim qëndrimin tuaj.
Ne jemi vërtet një komb mikpritës dhe i mrekullueshëm, ashtu siç u shprehët edhe ju në studion e emisionit Opinion, por kur bëhet fjalë për seksin dhe erosin, nuk presim këshilla prej jush, dhe kur bëhet fjalë për familjen, nuk bëjmë aspak tolerime, sepse aty qëndron vija e kuqe.
Comments 1