Shtetet e Bashkuara po lëshojnë shumë më pak viza vizitorësh për njerëzit anembanë botës, jo vetëm myslimanëve, që kur presidenti Donald Trump përshkallëzoi retorikën e tij antiemigracion.
Nuk dihet qartësisht nëse kjo rënie vjen për shkak të aplikimeve më të pakta nga njerëzit, apo refuzimeve më të shumta të aplikimeve.
Rënia e vizave, gjithsesi vjen teksa Trumpi nënvizoi sërish pikëpamjet e tij të ashpra ndaj emigracionit. Gjatë fundjavës, presidenti shfrytëzoi “Twitter”-in për të fajësuar demokratët dhe qeverinë meksikane për një “fluks të rrezikshëm” emigrantësh në kufi.
Të dhënat tregojnë kryesisht dëshirën e Trumpit për të kufizuar bërjen realitet të qasjes në SHBA të të huajve. Kritikët thonë se, duke vendosur procedura të reja dhe pengesa sigurie, Trump dhe ndihmësit e tij po ndërtojnë një “mur hipotetik” për t’i mbajtur njerëzit larg Amerikës, qofshin ata persona që dëshirojnë të shkelin vetëm për vizita afatshkurtra.