Nënkryetari i Partisë Demokratike, deputeti Edi Paloka i ka drejtuar një pyetje kryeministrit Edi Rama pas protestës së qytetarëve kundër taksës së rrugës që u mbajt sot.
“Nuk mund dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë. Dhe për më tepër pastaj kur fillojnë ato kërcënimet: jo po shiko këtu se do ngrihen këta, do ngrihen ata. Kjo e ngritjes është thirri-thirri të të ngrihet ai i shkreti kokulur s’të përgjigjet dot. Se po, është poezi e di doktori këtu, pyeteni doktorin se e di mirë këtë punë”, tha Rama në parlament.