Sot, para Tunelit të Kalimashit protestohet kundër vendosjes së taksës rrugore.
Protesta është thirrur nga aktivistë dhe qytetarë të Kukësit, të cilët përmes protestës kërkojnë heqjen e taksës rrugore.
“Ora 11:30 te tuneli i Kalimashit, mbahet protestë qytetare, pa ndikime partiake, për t’i thënë “Ndal!” taksimit të padrejtë të Rrugës së Kombit”, thuhet në njoftim.