Ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit të Kosovës në Prishtinë. Pas këtij takimi ka folur vetëm kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili ka thënë se ajo që ka ndodhur dje ka qenë një gabim i dëmshëm për qytetarët dhe Republikën e Kosovës.
Veseli ka shtuar se janë duke i marrë të gjitha masat dhe se do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje.