Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim lamtumire, shefen e Zyrës greke në Kosovë, Konstantina Athanassiadou, të cilën e falënderoi për kontributin e dhënë gjatë misionit të saj në Kosovë dhe i shprehu vlerësimet e qeverisë për rolin e Greqisë në ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale.
Shefja e Zyrës greke në Kosovë, Konstantina Athanassiadou, theksoi se qasja konstruktive e Greqisë karshi Kosovës do të vazhdojë, si rezultat i bashkëpunimin korrekt me të gjitha institucionet në vend.