“Nuk jemi imunë nga kriza, 2014-2015 mbi 5000 emigrantë të parregullt u drejtuan pwr në Shqipërisë”
Ministri I Brëndshëm saimir Tahiri, tha se janë marrë masat për forcimin e kufirit atje ku janë përqëndruar refugjatët sirianë. Tahiri theksoi se gjtihsesi, Shqipëria nuk mund të jetë imune përballë krize së refugjatëve, përsakohë janë shumë afër kufirit me Shqipërinë. Ministri tha se për shkak të efektit domino, po merren masa me qëllim që të mos gjendet e papërgatitur. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri raportoi në Komisionin e Sigurisë për krizën e emigrantëve. Ai theksoi se është kërkuar ndihmë nga Italia për të forcuar sigurinë në pikat kufitare duke nënvizuar se është e vendosur të mos lejojë trafikun e qënieve as nga deti dhe as nga kufijtë tokësore.
“Nuk jemi ne situate emergjente por jane afer kufirit. Tani për tani nuk ka sinjale që jemi përpara një situate emergjente por përsakohë janë shumë afër kufirit me Shqipërinë dhe efektet domino mund të shkaktojnë pasoja jemi të vendosur të jemi gati. Nuk mund të bëjmë gabimin për të qenë vonë në një krizë që nuk lejon nga kjo vonesë. Po përgatitemi”, tha Tahiri.