Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një person ka humbur jetën.
Sipas të dhënave zyrtare, një mjet me drejtues shtetasin D.K. ka aksidentuar një shtetas, i cili udhëtonte me biçikletë, ku ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshëm procedurale.