Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në një makinë tip “Benz”, ku dyshimet paraprake flasin për eksploziv.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, e diel. në lagjen “Perash” Shkodër, është dëmtuar me lëndë plasëse mjeti tip Benz me targa AA655MK, në pjesën e prapme.
Shpërthimi ka ndodhur në makinën në pronësi të 40-vjeçarit A. L., banues në lagjen “Perash”, të cilën e kishte parkuar në rrugë.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Paraprakisht dyshohet se shpërthimi është shënuar me eksploziv, ndërkohë që 40-vjeçari po merret në pyetje nga policia, për të zbuluar konflikte të mundshme që mund të ketë pasur.