Pse kaq errësirë në Partinë Demokratike? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse kaq errësirë në Partinë Demokratike?

10:30 | 24/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Vlabona Mezini

Çudi e madhe pse kompleksohemi për të thirrur Këshillin Kombëtar e për të diskutuar çfarë demokratët i shqetëson, a çfarë po ndodh me grupin prej 5 vetësh, që kryesia miratoi për ndryshimet statutore?

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është një detyrë statutore e shkruar të zezë mbi të bardhë në statutin e partisë, se Këshilli Kombëtar mblidhet të paktën një herë mes dy kuvendeve.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Shumë dallgë po kalon partia, e për Këshillin Kombëtar, organi më i rëndësishëm i partisë, që zgjidhet me delegim vote nga anëtarësia demokrate, nuk i shkon mendja lidershipit ta mbledhë.

Duhet thënë një e vërtetë, që në fakt fshehja e saj nuk i shërben askujt, përkundrazi fshehja e saj demokratëve u prish punë, që Këshilli Kombëtar të cilin ata e votuan në 27 shtator 2014, nuk po kujtohet askush ta mbledhë, derisa po i afron koha t’i mbarojnë kompetencat.

Fakti që K.K nuk u mblodh asnjëherë në 4 vite në Partinë Demokratike, është një shkelje e kushtetutës së partisë STATUTIT, dhe nje mesazh se në ardhshim ndonjëherë në pushtet nuk na interesojnë institucionet dhe nuk i njohim ligjet, dhe të kujton sjelljen e “fëmijës naiv”, topi është i imi, fusha është e imja, porta po e imja golin e bëj vetë.

Në mbledhjen e fundit të kryesisë u mor vendim dhe u miratua ngritja e nje grupi pune për ndryshimet statutore.
Asnjë lajm se çfarë po ndodh me grupin e punës, çfarë po rezulton nga puna e tij?
Pse kaq errësirë për një nga proceset më të rëndësishme në parti?
Akoma e paqartë nëse në kryesi u vendos për një datë kur do të jetë kuvendi i madh i demokratëve?
Ky kuvend do të miratojë ndryshime statutore apo ndryshime politike ?

Nxitimi për të mbyllur pa një diskutim të gjatë e të hapur në kryesi apo Keshill Kombëtar, të ndryshimeve statutore dhe jo vetëm, është nxitim për të errur qëllime që nuk kanë të bëjnë me transparencën dhe ndershmerinë që në fakt do të donte t’i kishte hije një procesi të tillë.

As data 28 Prill e cila kaloi si hedhje ideje dhe jo votim i mirëfilltë në kryesi, nuk është e qartë nga kryesia, se në të vërtetë, cfarë nguti ka për të kryer kaq shpejt një proces kuvendimi që spo ka transparence dhe përkushtim.

Kuvend i ri për një parti të re?
Apo kuvend i ri për përmirësime të reja statutore, kjo është cështja që demokratët e parritur ende politikisht nuk po dinë ta ndajnë.

Pa dashje po i shërbejnë rehatit të lidershipit për të mbyllur hesapet shpejt dhe jo forcimit të strukturave të shëndetshme, dhe në fakt ka gjasa t’i kenë shërbyer dëmtimit të demokracisë së brendshme dhe institucioneve në të ardhmen.

A nuk është një shkelje tjetër e statutit nëse dikush brenda partise, do vendosë tinës një datë pa diskutime dhe dëgjuar ide?
Puna e thirrjes së një kuvendi duhet pleqëruar me disa mbledhje në kryesi, pa kurrëfarë nxitimi sepse tek e fundit në opozitë kemi kohë për ndryshime cilësore.
Por a kemi dëshirë ?

Nuk mund të biem në grackën e asaj që mund të na rezultojë si pabesia e fundit për Partinë Dekratike.
Proces i tillë do t’i ngjasonte skenarit të privatizimit në një dorë të partisë, me struktura fiktive, që heshtin për llogari të pazare personale.

Në një kohë kur do të kishin misionin e argumentimit të mendimit ndryshe po të ish nevoja, brenda strukturave më të larta vendimarrëse, duke dhënë garancinë se nga brenda po ndërtohet demokracia, dhe po pengohet përdorimi lehtësisht nga klanet nepotike dhe klienteliste të kujdo lidershipi, që ndihmuar nga një shpurrë servilash njerëz që kanë vec hallin e karierës së tyre, pa hezitim do të duan t’a vënë vehten në shërbim të vendimarrjeve autokrate, dhe nga këta ka çdo parti me shumicë.

Por Partia Demokratike duhet të ngrihet mbi këtë ngrehinë që po i bën vetes.
Kjo është një sfidë për Partinë në të ardhmen e afërt.
Sfida e kujdo lidershpi brenda çdo partie, është të organizojë vendimarrje kolegjiale duke respektuar mendimin ndryshe, duke dhënë besim nëpërmjet organzimit statutor dhe respektimit të tij, si libri supreme mbi cdo dëshirë a oreks personal, qoftë ky edhe kryetar partie.

Vetëm kështu do të ndërtohej meritokracia dhe do të ngjallej shpresa e munguar se Partia Demokratike bashkohet.
Kriza sot në Partinë Demokratike u shkaktua si rezultat i injorimit te meritokracisë, kontributeve dhe shkeljeve statutore që lidershpi bëri.

Këtu ka vend sa të duash për t’u dhënë demokratëve prova se partinë nuk e konsideron pronë me hipotekë dhe me të nuk mund të bësh pazar as me kundërshtarin as me konjuktura të huaja partnere a jo, që ta zbardhin faqen në kohë fushatash apo më keq akoma ta nxijnë faqen edhe në ditën me diell sic ndodhi javë më parë.

Vendimarrjet duhet të jenë kolegjiale të paraprira nga procese të gjata diskutative, që garantojnë transparenë dhe nuk shkaktojnë mbajtie përgjegjsie. Përgjegjësi deri tani nuk po mban askush.

Kjo është e vërteta e cila kërkon besim për t’u rikuperuar dhe jo shkelje të mëtejshme të procesit të forcimit të partisë.
Ndaj edhe do të ngre një pyetje.
Cfare po bën grupi i punës që miratoi kryesia e partisë në 8 Mars?
Këto duhej të ishin lajmet që media do të shpërndanin me zhvillimet brenda PD, por fatkeqësisht heshtje totale dhe errësirë.
Ndryshimet statutore të propozuara, mbase do të kenë nevojë të diskutohen edhe në një tjetër mbledhje qoftë Këshilli Kombëtar apo kryesie, sepse Statuti i partisë është as më pak e as më shumë Kushtetuta që garanton demokracinë brenda Partisë.

Përmbajtia e fjalës demokraci për të cilën Partia Demokratike e ka në qëllimin e krijimit të saj, është shkelur disa herë. Në mënyrë të qëllimshme apo jo këtë do ta dëshmojë koha.

Nëse nxitohet drejt thirrjes së kuvendit duke anashkaluar çfarë kryesia miratoi së fundmi një transparencë e plotë për punën e grupit që u ngrit për statutin e rid he se cilat janë ato, atëherë shqiptarëve nuk u mbetet zgjidhje tjetër, vec t’i tregojnë vendin lidershpit në emër të së ardhmes, sepse Partia Demokratike për ata që nuk e dinë është pasuri kombëtare që u përket të gjithëve, pasi votëbesohet mbi bazë besimi nga shqiptarët për të përdorur paratë e taksapaguesve, për të ndërtuar të ardhmen tonë.

Etiketa: Këshilli KombëtarPDVlabona Mezini

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Çfarë e forcon lekun?

Çfarë e forcon lekun?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com