Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në zonën e Laknasit, në kryeqytet.
Bëhet me dije se sherri ka nisur mes dy personave fillimisht më pas janë marrë armët dhe është qëlluar dy herë në ajër. Nga konflikti i nisur për motive banale në një lokal në zonën e Laknasit, nuk ka të plagosur.
Policia po punon për zbardhjen e situatës pas shoqërimit të palëve të përfshirë në sherr.