Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë vizitës së tij në Gjermani, përveç takimeve me deputetë gjermanë të partive të ndryshme politike, zhvilloi dhe një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar për Çështjet e BE-së, me praninë e raporterëve për Shqipërinë në Bundestag.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, Bushati shkruan se në takimin që pati me anëtarët e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, i njohur ata për ecurinë e reformave në Shqipëri.
“Jam falenderuar për angazhimin e tyre, për interesin në rritje dhe gatishmërinë për të ndihmuar në rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE”, thotë Bushati.