Shumë pendesë dhe keqardhje nga Mark Zuckerberg – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shumë pendesë dhe keqardhje nga Mark Zuckerberg

15:44 | 22/03/2018
në Bota
0

Mark Zuckerberg ndjen keqardhje.

“Më vjen shumë keq për këtë që ndodhi”, thotë themeluesi dhe drejtuesi i Facebook në një intervistë ekskluzive për gazetaren e CNN, Laurie Segall.

Fundjavën që lamë pas u zbulua se Cambridge Analytica, një kompani të dhënash e lidhur me fushatën presidenciale 2016, të Donald Trump, mori të dhënat e 50 milionë përdoruesve të Facebook pa dijeninë e tyre dhe mund t’i ketë mbajtur këto të dhëna edhe pasi Facebook i kërkoi kompanisë që t’i fshinte.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Ky zbulim e vuri Facebook dhe Zuckerberg në qendër të vëmendjes për dhënie të të dhënave të përdoruesve dhe shkelje të privatësisë së tyre.

Zuckerberg foli për këtë skandal publikisht nëpërmjet një postimi në Facebook të mërkurën. Ai shkruajti se kompania ka bërë gabime dhe nënvizoi sesi i ka ndryshuar politikat e saj për t’u siguruar që të dhënat e përdoruesve të jenë të mbrojtura.

“Do kisha dashur që t’i kisha marrë ato hapa më herët”, tha Zuckerberg për Segall. “Ky… është me gjasë gabimi më i madh që kemi bërë këtu”.

Në 2014-n, Facebook e ndryshoi platformën e tij për të kufizuar sasinë e të dhënave që palët e treta sipërmarrëse mund të kishin akses.

Aleksandr Kogan, shkencëtari i të dhënave që i dha të dhënat SCL Group dhe filialit të saj Cambridge Analytica, ndërtoi një aplikacion për të marrë të dhënat e përdoruesve dhe miqve të tyre në 2013-n. Në ato kohë, ai u lejua që të merrte një gamë të dhënash.

Ndonëse të dhënat e Kogan u morën në mënyrë të ligjshme, ai theu politikat e Facebook kur ndau informacion me një palë të tretë. Kur Facebook mësoi për shpërndarjen e informacionit, i kërkoi Cambridge Analytica që të shkatërronte të dhënat. Cambridge i tha se e kishte bërë një gjë të tillë.

Por një ish-kontraktor, Christopher Wylie, e vë në diskutim faktin se Cambridge Analytica i ka fshirë të dhënat e përdoruesve.

Zuckerberg i tha Segall se ndihet i keqardhur që e ka marrë për të mirëqenë fjalën e Cambridge Analytica: “Ky ishte padyshim një gabim”,tha ai.

Më tej Zuckerberg tha se Facebook ka në plan që të njoftojë të gjithë ata të cilëve Cambridge Analytica u mori të dhënat. Por ai shtoi se do të kishte dashur që kompania të mos kishte pritur kaq shumë për t’i thënë njerëzve se çfarë kishte ndodhur.

“Kjo është diçka që, kur kthej kokën pas, më vjen keq që nuk e bëmë në atë kohë“, tha ai për CNN. “Mendoj se vepruam gabim”.

Ai tha gjithashtu se rrugës ka bërë edhe gabime të tjera.

“E nisa këtë kur isha shumë i ri dhe pa eksperiencë“, tha 33-vjeçari Zuckerberg. “Kam bërë gabime teknike dhe gabime në biznes. Punësova njerëzit e gabuar. Besova njerëzit e gabuar“, tha ai.

“Me gjasë kam prezantuar më shumë produkte që kanë dështuar se çdo njeri tjetër në jetë”. Megjithatë në fund Zuckerberg thotë se ka mësuar nga gabimet. “Ky është përkushtimi që përpiqem të kem brenda kompanisë tonë dhe për komunitetin tonë”.

http://tvklan.al/shume-pendese-dhe-keqardhje-nga-mark-zuckerberg/

Etiketa: Facebookgabimemark zuckerbergprivatesi

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para

Këshilltarët e LSI-së, këta rilindas patriotë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com